Telegrafi

Aksident i rëndë në autostradën “Arbën Xhaferi”, humb jetën shoferi i kamionit

Një kamion, derisa po qarkullonte në autostradën “Arbën Xhaferi”, është aksidentuar duke përfunduar jashtë rrugës, me ç’rast shoferi ka humbur jetën.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, i cili ka thënë se në aksident është përfshirë vetëm një automjet (kamion), i cili ka përfunduar jashtë autostradës, teksa mjeku ka konstatuar se drejtuesi i kamionit është pa shenja jete.

“Në ora 15:40, është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘Arbër Xhaferi’, kilometri i 14-të drejtimi Ferizaj-Prishtinë. Në aksident është përfshirë vetëm një automjet (kamion), i cili ka përfunduar jashtë autostradës. Ekipi mjekësor ka konstatuar se drejtuesi i kamionit është pa shenja jete. Policia, prokurori dhe njësi tjera kanë dalë në vend-ngjarje për të realizuar procedurat lidhur me aksidentin”, tha Krasniqi. /Telegrafi/