Telegrafi

Aksident i rëndë në autostradë, ka edhe të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, përkatësisht në hyrje të Prishtinës në fshatin Shkabaj.

Në aksident janë përfshirë dy automjete të cilat janë goditur.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se nga ky aksident janë lënduar katër persona.

Bëhet e ditur se të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK.

Policia ka bërë të ditur se njësitë policore për menaxhim të autostradës i janë përgjigjur rastit dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme sipas procedurave të parapara për të sqaruar rrethanat dhe identifikuar shkaqet e këtij vetëaksidenti. /Telegrafi/