Telegrafi

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, katër të vdekur dhe dy të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan-Peqin.

Në këtë aksident kanë humbur jetën katër persona dhe dy të tjerë janë lënduar. Forcave zjarrfikëse u është dashur të presin automjetet për të nxjerrë trupat.

Sipas policisë, njëri prej automjeteve ka rrëshqitur për shkak të shiut dhe ka zënë rrugën duke përfshirë edhe të tjerët në aksident./Tch/