Telegrafi

Aksident i rëndë në afërsi të Trebenishtit, motoçikleta përfundon nën kamion

Në rrugën Kërçovë-Ohër, në afërsi të fshatit Trebenishtë, sot pasdite ka ndodhur një aksident trafiku midis një motoçiklete dhe një kamioni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Motoçikleta nga Shkupi ka lëvizur në drejtim të Ohrit, ndërsa kamioni i rëndë “Scania” ka lëvizur nga Ohri drejt Kërçovës. Motoçikleta ka përfunduar nën kamion.

Për momentin në vendin e ngjarjes për hetime kanë dalë prokurori publik dhe policia, ndërsa komunikacioni është i bllokuar.

Nga МВР kanë konfirmuar që vozitësi i motoçikletës e ka humbur jetën në vend të ngjarjes por nuk është bërë i ditur identiteti i tij./Telegrafi/