Një aksident trafiku i shkaktuar në qytetin indian Gaziabad, ka rezultuar me një konflikt në të cilin 32-vjeçari Jagbir për pak sa nuk e pagoi më jetë.
Një burrë që ishte brenda veturës që kishte të vendosur një kamerë, ka filmuar momentin kur Jagbir kërcen mbi kapakun e motorit të veturës së burrit me të cilin ishte futur në konflikt pas aksidentit, transmeton Telegrafi.
Megjithatë ky veprim i tij nuk i bëri përshtypje “kundërshtarit” të tij, i cili filloi të lëviz me shpejtësi me veturë edhe pse mbi kapakun e motorit e kishte Jagbirin.
Megjithatë ishin kalimtarët e rastit e në veçanti motoçiklistët, që i dolën përpara për ta ndalur dhe shmangur më të keqen. /Telegrafi/
#WATCH In a shocking case of road rage seen in Ghaziabad, driver of a car drove for almost 2 kilometers with a man clinging on to the car bonnet. The driver was later arrested by Police (6.3.19) (Note:Strong language) pic.twitter.com/hocrDi7qgg
— ANI UP/Uttarakhand (@ANINewsUP) March 7, 2019