Telegrafi

Vetura godet katër këmbësorë te Mensa e Studentëve në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e pasdites përballë Mensës së Studentëve në Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën “Afrim Zhitia” në Prishtinë.

“Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe katër këmbësorë. Për pasojë, katër persona, kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, ka njoftuar Borovci.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.​/Telegrafi/