Site icon Telegrafi

Aksident me pasojë vdekjen e një personi në Tiranë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kamëz, ku një 28-vjeçar është përplasur për vdekje, shkruajnë mediat shqiptare.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45 dhe ka qenë personi me inicialet A.D, i cili, duke drejtuar mjetin e tij, ka përplasur 28-vjeçarin me inicialet K.L duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore dhe proceduriale.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:45, në Kamëz, shtetasi A. D., duke drejtuar mjetin ka përplasur me pasojë vdekjen në vend këmbësorin K. L., 28 vjeç.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore dhe proceduriale.

Exit mobile version