Telegrafi

Iku nga vendngjarja pasi shkaktoi aksidentin me fatalitet në Klinë, arrestohet i dyshuari

Mëngjesin e së martës, rreth orës 06:50, Policia e Kosovës njofton se është informuar për një vetaksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Jashanicё-Klinё.

Me të arritur në vendngjarje është kuptuar se në këtë aksident ishin të përfshira dy automjete.

“Deri te aksidenti ka ardhur deri sa i dyshuari ishte duke qarkulluar ne rrugën Skenderaj-Klinё, i njëjti godet veturën e viktimës duke i shkaktuar  lëndime tё rënda trupore. Pacienti pasi dërgohet në QKMF-Klinё, nga ekipi mjekësor ёshtё konstatuar vdekja e tij”.

I dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit.

Policia njofton se pas një pune intensive të të gjitha Njësiteve të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, sot me datё 22.11.2022, ёshtё arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari: A.D.  lindur me 2002.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës është dërguar  në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër Prokurorit dërgohet në mbajtje për 48-orë./Telegrafi/