Dhjetë persona janë lënduar një aksident trafiku që ka ndodhur të dielën në fshatin Novolan të Vushtrrisë.
Policia ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë tri automjete me ngasës meshkuj kosovarë.
“Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar 10 (dhjetë) persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, ka njoftuar policia.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore. /Telegrafi/