Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën mbrëma në fshatin Vranidoll të Prishtinës.
Si pasojë e këtij aksidenti është arrestuar e dyshuara femër, pasi që e njëjta kishte sulmuar zyrtaren policore.
“Gjatë një aksident trafiku është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta duke i penguar në kryerje të detyrës si dhe e ka kryer veprën e lartcekur ndaj zyrtares policore”, njofton policia.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuar është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/