Policia e Kosovës ka njoftuar se një aksedent trafiku ka ndodhur në fshatin Pozheran të Vitisë.
Siç raporton policia aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, kurse përveç dëmeve materiale lëndime kishte edhe në njerëz ku shtatë persona kishin pranuar ndihmë mjekësore.
“Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar 7 (shtatë) persona të cilët kanë marrë tretman mjekësor”, njofton policia./Telegrafi/