Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së premtes në Veternik, ku si pasojë janë lënduar tre persona.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 14:30 në Veternik, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka bërë të ditur Ahmeti.
Ajo njoftoi se “Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësore”.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, tha ajo. /Telegrafi/