Një aksident i rëndë ka ndodhur në superstradën Lezhë-Milot, ku nga të dhënat e para mësohet se janë 4 të plagosur.
raportohet se dy automjete janë përplasur mes tyre të dielën në mbrëmje në afërsi të kryqëzimit të Gajushit, në superstradën Lezhë-Milot.
Nga përplasja e mjeteve, 4 persona kanë mbetur të plagosur rëndë mes të cilëve edhe një grua bashkë me vajzën e saj.
Ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Rajonal të Lezhës.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti.
Policia Rrugore ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet që çuan në përplasjen e automjeteve./rtsh