Telegrafi

Aksident në Suharekë, lëndohen katër persona

Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 08:30 në Suharekë, ku janë lënduar katër persona.

Sipas policisë deri te aksidenti ka ardhur pasi drejtuesi i automjetit nga pakujdesisë i ndërprenë rrugën automjetit tjetër, që ishte duke ardhur nga drejtimi i kundërt.

“I dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se nga pakujdesisë i ndërprenë rrugën automjetit tjetër, që ishte duke ardhur nga drejtimi i kundërt, i cili e ka goditur.

Si pasoj e këtij aksidenti, lëndime trupore kanë pësuar 4 persona të gjithë meshkuj kosovar, që ishin në veturë dhe vet i dyshuari, të cilëve ju është ofruar tretman mjekësor dhe janë liruar”, thuhet në raport. /Telegrafi/