Rreth orës 13 e 50, në dalje të fshatit Dubravë, janë aksidentuar dy automjete njëra me tabela vendore dhe tjera me tabela të huaja.
Këtë lajm për Telegrafin e ka konfirmuar kapiteni Sabit Kabashi.
“Vetura me tabela vendore, kanë ndërruar jetë dy persona, njëri i gjinisë mashkullore dhe tjetri i gjinisë femërore, respektivisht moshës 37 dhe 38 vjeçar. Në këtë veturë kanë qenë edhe dy fëmijë të cilët janë jashtë rrezikut për jetë”, ka shtuar Kabashi.
Sipas tij, prokurori i shtetit me njësitet përkatëse kanë dalur në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/
Pesë faktorët kryesorë që shkaktojnë aksidentet në Kosovë