Telegrafi

Aksident në Skenderaj, lëndohen nëntë persona

Foto arkivi

Një aksident komunikacioni ka ndodhur rreth orës 17:00, në Skenderaj.

Si pasojë, janë lënduar nëntë persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në Mitrovicë.

Rastin e ka  konfirmuar, Zëdhënësi i Policisë së Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti.

Lexo po ashtu Aksident në Pejë, katër persona të lënduar

“Një aksident komunikacioni ka ndodhur në një kryqëzim rruge në Skenderaj. Të përfshira tri vetura civile ku si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar nëntë persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në QKMF ne Skenderaj, më pas janë dërguar për në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”, ka thënë Zahiti.

Duhet kujtuar se në ditët e fundit është shtuar numri i aksidenteve me të lënduar, por edhe me viktima.

Sipas statistikave, 300 persona kanë vdekur këto dy vite në Kosovë.

Policia e Kosovës ka apeluar në vazhdimësi për kujdes në komunikacion. /Telegrafi/