Telegrafi

Aksident në Skenderaj, dyshohet se është përfshirë djali i Nuredin Lushtakut

Foto: Ilustrim/Arkiv

Një aksident komunikacioni ka ndodhur të premten në Skenderaj, si pasojë një person ka marrë lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur rreth orës 10 e 40, në rrugën ’18 Qershori’ në Skenderaj.

Lajmin e ka konfirmuar Policia Rajonale në Mitrovicë.

Sipas Policisë, të përfshirë në aksident ka qenë një motoçiklist dhe një këmbësor.

“ I lënduari këmbësori fillimisht e ka marrë  ndihmën e parë në QKMF -Skenderaj, ku më pastaj për tretman të mëtutjeshëm është dërguar në QKUK, dhe është jashtë rreziku për jetë”, njofton policia.

Ndërkaq më herët është raportuar në media të tjera se në aksident ishte i përfshirë djali i nënkryetarit të Skenderajt, Nuredin Lushtaku, i moshës së mitur, i cili e ka goditur këmbësorin në fjalë./Telegrafi/