Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur të martën rreth orës 16:30, në Shtime.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, vozitësi është arrestuar nga policia.
“Është arrestuar vozitësi, pasi që i njëjti me veturë nga pakujdesia ka goditur biçiklistin. Nga lëndimet e rënda biçiklisti është dërguar pa shenja jete në QKUK”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/