Një aksident komunikacioni ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Vushtrri – si pasojë tre zyrtarë policorë janë lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti.
“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 21:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, fshati Stanovc, një veturë policore e përfshirë. Si pasojë e aksidentit tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Zahiti.
Ndërkaq, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e trafikut dhe po merren me rastin.
Zahiti nuk ka dhënë detaje tjera, për shkaktarin e aksidentit në fjalë. /Telegrafi/