Telegrafi

Aksident në rrugën Prishtinë – Podujevë, lëndohen tre persona

Foto: Ilustrim

Tre persona kanë marr lëndime trupore në një aksident trafiku, i cili ka ndodhur sot rreth orës 11:30 në rrugën Prishtinë – Podujevë, në fshatin Trudë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, ndërsa të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësorë.

“Sot rreth orës 11:30 në rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Trudë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjetesh. Në këtë aksident lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/