Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Gllamnik.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërkaq si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
“Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 19:00. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime”, tha ajo.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Me rastin po merret njësiti i trafikut”, theksoi Ahmeti./Telegrafi.