Telegrafi

Aksident në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, personi që ndërroi jetë dyshohet se kishte probleme me zemër

Foto: Ilustrim

Një person ka ndërruar jetë në një aksident trafiku i cili ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, më saktësisht në fshatin Milloshevë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:30 në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Milloshevë e kemi pranuar informatën për një vet-aksident trafiku. Mirëpo bazuar në ekzaminimet fillestare, si dhe në konstatimet që kemi marrë nga ekipi mjekësor në vendngjarje, e gjithë kjo ngjarje dyshohet të ketë ardhë pas një komplikimi shëndetësor (dyshohet sulmi kardiak) që ngasësi i automjetit ka pësuar. Kjo ka bërë që vozitësi në mënyrë të ngadalësuar të devijojë nga rruga. Viktima A. B. Mashkull 65 vjeç ka ndërruar jetë në vendngjarje “, tha Ahmeti për Telegrafin.

Zëdhënësja Ahmeti, bëri të ditur se njësitet policore në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar në sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, ndërkohë që më urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion. /Telegrafi/