Telegrafi

Aksident në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, lëndohet një person

Foto: Ilustrim

Një person ka marrë lëndime trupore në një aksident trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 20:30 në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë.

Siç thuhet në raport, aksidenti ka ndodhur në mes të dy automjeteve.

“Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj  kosovarë . Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur pasi që njëri nga ngasësit ka qenë nën ndikim të alkoolit.  Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një persona i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë është liruar për në shtëpi”, thuhet në raport. /Telegrafi/