Telegrafi

Aksident në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, gjashtë persona të lënduar

Foto: Arkiv

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së premtes në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Milloshevë, ku si pasojë gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, ndërkaq me rastin po merren njësia e komunikacionit rrugor.

“Në rrugën Prishtinë – Mitrovicë (fshati Milloshevë) ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit rrugor, lëndime trupore kanë pësuar 6 persona, të njëjtit janë dërguar në tretman mjekësor. Me rast është duke u marr njësia e policore e komunikacionit rrugor”, u shpreh Ahmeti. /Telegrafi/