Dy persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në trafik i cili ka ndodhur sot rreth orës 07:30 në rrugën Prishtinë-Gjilan, përkatësisht në fshatin Slivovë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave.
“Rreth orës 07:30 në rrugën Prishtinë-Gjilan saktësisht në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/