Site icon Telegrafi

Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, humb jetën një 82-vjeçare

Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku i cili përfundoi me fatalitet, ka ndodhur pasditen e së enjtes në rrugën Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Mramor.

Si pasojë e këtij aksidenti, një e moshuar 82-vjeçare ka humbur jetën.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Krasniqi sqaroi se fjala është për një vetaksident, ku një veturë kishte dalur nga rruga dhe kishte përfunduar në një përrua.

“Sot, më 06.08.2020 rreth orës 17:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku (vet-aksident). Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan (në fshatin Mramor). Njësitet policore të Stacionit Policor Graçanicë dhe të trafiku i janë përgjigjur njoftimit. Ato, në vend-ngjarje kanë hasur një veturë të dalë nga rruga dhe të rënë në një përrua skaj rruge. Në veturë kanë qenë katër persona të cilët janë dërguar me njësitet e urgjencës për në QKUK. Mësohet se një grua e moshës 82 vjeçare, sipas konstatimit të mjekëve, si pasojë e lëndimeve të marra, ka ndërruar jetë”, tha Krasniqi. /Telegrafi/

Exit mobile version