Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:00, në fshatin Llugagji, respektivisht në udhëkryqin e rrugës Prishtinë-Ferizaj.
Si pasojë e këtij aksidenti, një person është lënduar.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, në mes të dy automjeteve. Si pasojë e këtij aksidenti, deri më tani një person ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe të njëjtit i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor”, tha Borovci për Telegrafin.
Ai shtoi se, “Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”. /Telegrafi/