Telegrafi

Aksident në rrugën Pejë-Rugovë, lëndohet një person

Të dielën rreth orës 10:00 në rrugën Pejë-Rugovë ka ndodhur një aksident komunikcioni ku është lënduar një person.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 10:00 në rrugën Pejë-Rugovë ka ndodhur një aksident. Në aksident janë përfshirë dy vetura, të cilët kanë pasur dëme materiale, ku është lënduar një person dhe ka marr lëndime të lehta trupore”, tha zëdhënësi Rugova.

Sipas tij, i lënduari është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm.

“I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim të mëtutjeshëm”, tha ai.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjkes për të hetuar shkaqet e aksidenit. /Telegrafi/