Telegrafi

Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen tre persona

Tre persona janë lënduar sonte në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, konfirmoi për Telegrafin se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura civile.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sonte rreth orës 17:30 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, segmenti rrugor zona e fshatit Nadakovce. Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, tha Zahiti.

Në 24-orët e fundit, Policia ka bërë të ditur se kanë ndodhur 35 aksidente trafiku./Telegrafi/