Telegrafi

Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Foto: Ilustrim

Gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 08:00 në  rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Pestovë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa të lënduarit kanë kërkuar tretman mjekësor.

“Një aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth orës 08:00, në rrugë nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në segmenti rrugor në fshatin Pestovë. Në aksident janë  përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar gjashtë (6) persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti. /Telegrafi/