Telegrafi

Aksident në rrugën Kllokot-Viti, vdes një motoçiklist

Foto: Ilustrim/Arkiv

Një person (motoçiklist) ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në trafik.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 22:47, në rrugën Kllokot-Viti.

Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

“Është raportuar se ka ndodhë një aksident trafiku i përfshirë vetëm një motoçikletë me ngasës mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit ngasësi ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/