Telegrafi

Aksident në rrugën Hani i Elezit-Glloboqicë

Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën Hani i Elezit- Glloboqicë.

Lajmin e bëri të ditur për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Sipas tij, nuk ka të lënduar vetëm disa dëme të vogla materiale, ndërkaq policia është duke hetuar rastin.

Dëshmitarët e rastit thanë për Telegrafin se si pasojë e aksidenti është bllokuar qarkullimi i automjeteve për 30 minuta. /Telegrafi/