Telegrafi

Aksident në rrugën Graçanicë-Llapnasellë, dy persona në gjendje të rëndë

Rreth orës 16:30 në rrugën Graçanicë-Llapnasellë, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë të përfshira dy automjete.

Si pasojë dy persona janë lënduar.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Telegrafi mëson se dy të lënduarit janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkaq, policia ka thënë se me rastin e aksidentit po merret njësiti i trafikut./Telegrafi.