Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:50 në rrugën Prishtinë-Gjilan, e cila veturë ka përfunduar duke u mbështetur pas një muri të një shtëpie.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj si pasojë e aksidentit ka vetëm dëme materiale.
“Sot rreth orës 13:50 në rrugën Prishtinë – Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë.
Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Me rastin po merret Njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.
Po ashtu sipas faqes “Gjilani”, e cila po ashtu ka publikuar fotografitë e këtij aksidenti ka bërë të ditur se ngasësi gjatë parakalimit të rrezikshëm e shkaktoi këtë aksident.
“Në veturë ishte vetëm shoferi dhe ka shpëtuar mrekullisht”, thuhet në këtë postim. /Telegrafi/