Telegrafi

Aksident në rrugën Gjilan-Prishtinë, rrotullohet një veturë

Një veturë është aksidentuar në orët e mëngjesit të së premtes në rrugën Gjilan-Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.

Sipas saj aksidenti ka ndodhur në orën 08:00 dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 08:00, në rrugën Prishtinë – Gjilan, ka ndodhë një aksident trafiku është përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/