Site icon Telegrafi

Aksident në rrugën Gjakovë-Prizren, katër të lënduar-njëri në gjendje të rëndë

Foto: Ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak orësh në rrugën Gjakovë-Prizren, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar katër persona.

Nga të lënduarit, tre persona kanë marrë lëndime të lehta trupore ndërkaq një person është në gjendje më të rëndë dhe i njëjti është dërguar në QKUK.

I lënduari është rreth moshës 56 vjeçar.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Albin Sahatçiu, komandant i Policisë së Trafikut në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë

“Të përfshira në këtë aksident kanë qenë dy vetura. Si pasojë janë lënduar katër persona, njëri nga ta me lëndime më të rënda dhe i njëjti është dërguar në QKUK, ndërkaq tre të tjerët janë liruar”, ka thënë Sahatçiu.

Ai ka shtuar se deri tek aksidenti ka ardhur për shkak të pakujdesisë nga shoferi i taksitë, i cili ka humbur kontrollin ndaj mjetit të tij she ka dalë në anën tjetër të rrugës dhe si pasojë është përplasur në automjetin me targa të Shqipërisë. /Telegrafi/

Exit mobile version