Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, e ku mbeti i lënduar këmbësori të cilin e goditi vetura.
Si pasojë e këtij aksidenti, këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 16:40.
“Rreth orës 16:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësori dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar tutje Ahmeti.
Me rastin po merret njësiti i trafikut./Telegrafi/