Telegrafi

Aksident në rrugën “B” në Prishtinë – lëndohen dy këmbësorë

Foto: Ilustrim

Të dielën rreth orës 18:30, në rrugën “B” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe dy këmbësorëve.

Si pasojë e aksidentit këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore.

Rastin e ka bërë të ditur, zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.

“Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, tha në fund./Telegrafi/