Site icon Telegrafi

Aksident në Qafën e Qarrit, drejtuesi shpëton për mrekulli pasi makina mbetet varur në barrierën mbrojtëse

Një aksident i frikshëm ka ndodhur sot në Qafën e Qarrit në rajonin e Korçës. Një mjet tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës, raporton A2 CNN.

Kanë qenë këto të fundit ato që e kanë mbajtur mjetin pa përfunduar në humnerë.

Nga përplasja ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.

Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara.

Policia në vendin e ngjarjes po heton për shkaqet e këtij aksidenti. /Telegrafi/

Exit mobile version