Telegrafi

Aksident në Prizren, lëndohet rëndë një motoçiklist

Një aksident trafiku mes një automjeti dhe një motoçiklete ka ndodhur sot në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi konfirmoi për Telegrafin se motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore.

“Sot më date 21.07.2024, rreth orës 10:10 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën “Tahir Sinani” në Prizren. Në aksident janë të përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit një person (motoçiklisti) ka pësuar lëndime të rënda trupor dhe është transportuar për në QKUK në Prishtinë”, tha ai.

Bytyqi shtoi se policia ka dal vendngjarje dhe është duke u marr me rastin./Telegrafi/