Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një veturë derisa ishte duke lëvizur me biçikletë.
Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 07:50, në Prizren.
Sipas raportit të policisë, i lënduari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari (drejtuesi i veturës) është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/