Telegrafi

Aksident në Prizren, lëndohen tre persona

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku i cili ka ndodhur midis dy veturave.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:20, në Prizren.

“Tre meshkuj K/Shqiptarë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur midis dy veturave”, thuhet në raport.

Siç thuhet në raport, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është stabile. /Telegrafi/