Site icon Telegrafi

Aksident në Prizren, lëndohen pesë persona

Foto: Ilustrim

Pesë persona, një mashku dhe katër femra kanë marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në trafik.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 15:05 në fshatin landovicë, në Prizren.

Siç thuhet në raport, të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe janë liruar.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave civile. Si pasojë e aksidentit për veç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, një mashkull dhe katër femra  kosovar e dhe të njëjtit pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

Exit mobile version