Telegrafi

Aksident në Prizren, lëndohen nëntë persona

Foto: Ilustrim

Policia raporton se në Prizren ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin kanë mbetur të lënduar nëntë persona.

Policia raporton se nga pakujdesia dhe mosmbajtja e distancës ka ndodhur aksident trafiku ne mes katër veturave me targa vendore dhe ngasës dy meshkuj të nacionalitetit turk dhe dy të nacionalitetit shqiptar.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre vozitësit, tetë turq dhe një femër e nacionalitet shqiptar. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar. /Telegrafi/