Telegrafi

Aksident në Prizren, lëndohen dy persona

Foto: Ilustrim

Dy persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në trafik.

Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 13:30, në Prizren.

Sipas raportit të policisë, aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve  civile. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/