Telegrafi

Vetaksident në Prishtinë – vetura futet brenda lokalit në lagjen Mati1

Një vetaksident ka ndodhur në Prishtinë – vetura është futur në një lokal në rrugën C.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se nga vetaksidenti pos dëmeve materiale, nuk ka pasur persona të lënduar.

“Mbrëmë rreth orës 23:00 në  rrugën “C” në Prishtinë,  ka ndodhë një vet aksident. Në këtë vetaksident ka qenë i përfshirë një automjet në lëvizje, ngasësi i të cilit për arsye akoma të panjohura ka humbë kontrollin dhe ka dalë nga rruga”, deklaroi Ahmeti.

Tutje ka thënë se me rast po merret njësiti i trafikut./Telegrafi/