Një vetaksident ka ndodhur në Prishtinë – vetura është futur në një lokal në rrugën C.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka bërë të ditur se nga vetaksidenti pos dëmeve materiale, nuk ka pasur persona të lënduar.
“Mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën “C” në Prishtinë, ka ndodhë një vet aksident. Në këtë vetaksident ka qenë i përfshirë një automjet në lëvizje, ngasësi i të cilit për arsye akoma të panjohura ka humbë kontrollin dhe ka dalë nga rruga”, deklaroi Ahmeti.
Tutje ka thënë se me rast po merret njësiti i trafikut./Telegrafi/