Një person ka marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën “Hipokrati”, saktësisht afër Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në Prishtinë.
Sipas zëdhënëses së Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.
“Dy automjete janë të përfshira në aksident. Një person është i lënduar”, ka thënë shkurt Ahmeti. /Telegrafi/