Telegrafi

Aksident në Prishtinë, nuk raportohet për persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në udhëkryqin, afër konvikteve të Prishtinës.

Sipas fotografive që ka siguruar Telegrafi, shihen dy vetura të cilat janë aksidentuar mes vete.

Telegrafi ka provuar të marrë informacione nga Policia e Kosovës nëse raportohet për persona të lënduar, mirëpo ende nuk ka ndonjë përgjigje. /Telegrafi/