Një person ka marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në mes të një veture dhe një motoçiklete.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:10 në rrugën “Enver Zymberi”, në Prishtinë.
Sipas raportit, ngasësi i veturës është shtetas i Shqipërisë të cilit iu kanë ndaluar dokumentet derisa lënda të procedohet në prokurori.
“Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar motoristi i cili ka marrë tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit ju kanë ndaluar dokumentet derisa lënda të procedohet në prokurori”, thuhet në raport. /Telegrafi/